Polonia evakuon trupat e saj nga Iraku, shkak situata e sigurisë në Lindjen e Mesme
Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz ka njoftuar se Polonia ka evakuuar trupat e saj nga Iraku. Ai theksoi se i gjithë procesi u krye në koordinim me aleatët e NATO-s teksa shtoi se shkak është situata në Lindjen e Mesme. “Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, pas një analize të kushteve operacionale dhe kërcënimeve të mundshme, u mor vendimi për zhvendosjen e Kontigjentit Ushtarak Polak nga Iraku”, shkroi Kosiniak-Kamysz në një postim në rrjetet sociale. Kryeministri polak, Donald Tusk ka thënë se Polonia nuk do të dërgojë trupa për të marrë pjesë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, sepse sipas tij konflikti nuk kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e vendit. Edhe pse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt, zyrtarët polakë...
Burimi:
ntv.al