Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Agjencia e brendshme e spiunazhit e Rusisë ka gjasa të jetë përgjegjëse për sulmet kibernetike të kryera në fund të muajit të kaluar ndaj 30 impianteve polake të energjisë së rinovueshme, një firme prodhuese dhe një fabrike që furnizon me ngrohje gati 500 mijë klientë, thanë të premten zyrtarët polakë. Një raport i Ekipit Polak të Reagimit Emergjent për Kompjuterët mbi incidentin, të cilin një ministër polak e quajti më të rëndin e këtij lloji në vite, ua atribuon sulmet një grupi hakerësh nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, i njohur me akronimin rus FSB. Sulmet ishin “thjesht shkatërruese në natyrë,” tha raporti, duke i krahasuar ato me zjarrvënie. “Vlen të theksohet se kjo periudhë përkoi me temperatura të ulëta dhe stuhi dëbore që...