“Po shantazhohem nga BE”, Zelensky akuzon aleatët europianë

“Po shantazhohem nga BE”, Zelensky akuzon aleatët europianë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar aleatët evropianë se po përpiqen ta “shantazhojnë” Kievin për të rihapur një tubacion që transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë. Ai tha se rikthimi i rrjedhës së naftës ruse përmes Ukrainës drejt Bashkimit Evropian do të ishte i barabartë me heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës. Ukraina thotë se tubacioni sovjetik “Druzhba” u dëmtua nga sulmet ajrore ruse në janar dhe ende nuk është riparuar. Ndërkohë, Hungaria, që varet nga energjia ruse, po bllokon sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë dhe një kredi jetike prej 90 miliardë eurosh për Kievin derisa tubacioni të rihapet Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka bërë qëndrimin kritik ndaj Ukrainës një çështje kryesore para zgjedhjeve të prillit. Disa zyrtarë të BE-së...