“Po përdhosni vendet e shenjta”, Mossadi akuzon Iranin se po fsheh armë në xhami
Mossadi akuzon regjimin iranian se po i shndërron xhamitë në depo armësh dhe seli ushtarake, sipas një postimi në llogarinë e saj në gjuhën persi në X të enjten në mëngjes (19 mars), mes raportimeve për kërcënime të drejtpërdrejta nga shërbimi sekret izraelit ndaj komandantëve iranianë. Mossadi dënoi përdorimin e xhamive për qëllime ushtarake si “të turpshëm” dhe tha se ky veprim është “në kundërshtim të plotë me Islamin dhe çdo fe tjetër”. Në postimin e tij, Mossadi theksoi se “përdhosja e vendeve të shenjta ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë vepër e së keqes që lufton kundër së mirës dhe e errësirës që lufton kundër dritës”. Duke iu drejtuar popullit iranian, Mossadi u bëri thirrje atyre të ndihmojnë në ekspozimin e...
Burimi:
vizionplus.tv