“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

Bashkimi Europian po detyron Beogradin të vendosë sanksione ndaj Rusisë me qëllim që t’i shkaktojë dëme të pariparueshme vetë Serbisë. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë, Maria Zakarova.  Sipas Zakarovës, minimi i lidhjeve tregtare dhe ekonomike serboruse ishte një pjell i imagjinatës së Bashkimit Europian, por kjo fantazi është e parealizueshme siç pohoi ajo theksoi se BE-ja ka kohë që përpiqet të largojë Rusinë, Kinën dhe Turqinë nga Ballkani Perëndimor.  BE-ja shpreson gjithashtu që duke vendosur sanksione ndaj vendit tonë, Beogradi do të na provokojë të rishqyrtojë mbështetjen tonë për çështjen e Kosovës, shtoi më tej Zakarova duke pohuar se historia shekullore e vëllazërisë është më e fortë se çdo rrethanë aktuale politike.