Po luante bixhoz në telefon, 30-vjeçari shkakton aksident të shumëfishtë, gruaja shtatzënë i nënshtrohet operacionit urgjent

Po luante bixhoz në telefon, 30-vjeçari shkakton aksident të shumëfishtë, gruaja shtatzënë i nënshtrohet operacionit urgjent

Një 30-vjeçar në Britani është dënuar me dy vjet e katër muaj burg pasi në prill 2025 u përplas me makinën e tij mbi disa automjete të ndaluara në autostradë në Derbyshire, teksa ishte i përqendruar duke luajtur lojëra fati në telefon. Sipas pamjeve të regjistruara nga kamera e një automjeti tjetër, makina e drejtuar nga 30-vjeçari Jack Bentley u përplas pa frenuar me automjetet që kishin ndaluar për shkak të trafikut. Në njërën prej makinave ndodhej një grua shtatzënë, e cila pësoi frakturë në legen dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku solli në jetë foshnjën para kohe. I porsalinduri u shtrua në terapi intensive. Përveç saj, u lënduan edhe drejtuesi i mjetit, dy fëmijë dhe qeni i familjes. Pas arrestimit në vendngjarje,...