“Po e masakrojmë Iranin”, paralajmërimi i Trump: Një valë e madhe po vjen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se “vala e madhe” në përballjen me Iranin nuk ka ardhur ende. Në një intervistë për CNN ai ka paralajmëruar sulme edhe më të ashpra nëse Teherani vazhdon përpjekjet për rindërtimin e programit bërthamor. Sipas CNN, Trump tha se Irani ka injoruar paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë pas sulmeve të SHBA-së ndaj tre centraleve bërthamore iraniane në qershor, për të cilat Uashingtoni pretendon se e “shkatërruan plotësisht” programin bërthamor. “Ne e paralajmëruam Iranin të mos përpiqej ta rindërtonte programin, por ata refuzuan të ndalnin përpjekjet për armë bërthamore. Ne vazhdojmë të kryejmë operacione në shkallë të gjerë në Iran. Ne kemi eliminuar flotën e Iranit; anijet e tyre janë në fund të detit. Ne planifikuam katër javë për të...
Burimi:
opinion.al