Po bombardohet nga SHBA-të, pse është kaq i rëndësishëm ishulli Kharg?
Donald Trump ka deklaruar se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël në brigjet e Iranit, shtëpia e një terminali të madh nafte që konsiderohet si një nga arteriet kryesore të ekonomisë së vendit. Presidenti amerikan tha se objektivat ushtarake në ishullin Kharg u “shkatërruan plotësisht”, por SHBA vendosi të mos godasë infrastrukturën e naftës. Megjithatë, Trump paralajmëroi se mund ta rishqyrtojë këtë vendim nëse Irani ose aktorë të tjerë “bëjnë diçka për të ndërhyrë” në kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret detare më të rëndësishme të transportit në botë, që ndodhet në jug të bregdetit iranian. Nga ana e saj, ushtria iraniane paralajmëroi se infrastruktura e naftës dhe energjisë që u përket kompanive që bashkëpunojnë me SHBA-të...
Burimi:
opinion.al