Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Kina ka njoftuar fillimin e një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë përreth Tajvanit, duke përdorur municione luftarake. “Kjo shërben si një paralajmërim serioz për mbështetësit e ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe kundër ndërhyrjeve të jashtme”, tha Shi Yi, zëdhënës i Komandës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze. Stërvitja, e koduar “Just Mission 2025”, synon gjithashtu të testojë gatishmërinë luftarake. Një pjesë e manovrës përfshin ushtrime me armë zjarri të planifikuara për të martën në pesë zona rreth ishullit. Për këtë qëllim, deti dhe hapësira ajrore do të mbyllen për dhjetë orë duke filluar nga ora 8:30 e mëngjesit sipas kohës lokale. Tajvani raportoi katër anije të rojes bregdetare kineze në brigjet e saj veriore dhe lindore. Roja bregdetare e ishullit të qeverisur demokratikisht deklaroi se...