Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Shtëpia e Bardhë ka mohuar se planet e publikuara nga mediat shtetërore iraniane dhe të shpërndara gjerësisht nga mediat ndërkombëtare, janë të njëjtat që i janë dorëzuar Shteteve të Bashkuara lidhur me armëpushimin në Iran. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmes platformës së tij “Truth Social” ka kritikuar ashpër informacionet që po qarkullojnë. Trump sulmoi atë që e quajti “marrëveshje të shumta, lista dhe letra” që, sipas tij, po shpërndahen nga persona që nuk kanë asnjë lidhje me negociatat, raporton BBC. “Në shumë raste, ata janë mashtrues të vërtetë, sharlatanë dhe edhe më keq,” shkroi ai, duke paralajmëruar se “do të ekspozohen shumë shpejt pas përfundimit të hetimit federal”. Ai shtoi se vetëm një propozim është i pranueshëm...