“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”
Tajvanezët janë në rrezik të madh. Alarmin e ka ngritur Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit Wellington Koo i cili ka thënë se taktikat e përditshme ushtarake dhe taktikat e tjera të presionit të Kinës për të lodhur ishullin rrezikon ta mpijnë apo ta lodhin popullin tajvanez përballë fqinjit të tyre. Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e vet, dërgon avionë luftarakë dhe anije luftarake në qiellin dhe ujërat përreth ishullit çdo ditë. Ajo mbajti stërvitjet e saj të fundit të luftës pranë Tajvanit në fund të dhjetorit. Duke folur me gazetarët këtë javë, Koo tha se gjatë vitit të kaluar, Kina ka përdorur presion ushtarak, sulme kibernetike dhe luftë psikologjike kundër Tajvanit përmes veprimeve më “komplekse dhe të sakta”. Numri i avionëve ushtarakë...
Burimi:
javanews.al