Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Plani i Trump për paqen në Gaza/ Witkoff: Faza e parë e bisedimeve ka përparuar
“Është bërë përparim në zbatimin e planit për Rripin e Gazës të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump”, kështu deklaroi i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff. Ai u shpreh se faza e parë e bisedimeve ka ecur përpara që përfshin, zgjerimin e ndihmës humanitare, kthimin e pengjeve, tërheqjen e forcave nga disa zona si edhe zvogëlimin e armiqësive. Kjo deklaratë e Witkoff, erdhi një ditë pas bisedimeve me përfaqësuesit e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë. Konsultimet do të vazhdojnë në javët në vijim për të ecur përpara me zbatimin e fazës së dytë, vazhdoi ai Faza e dytë parashikon çarmatimin e Hamasit, diçka që lëvizja palestineze nuk po e diskuton, tërheqjen progresive të forcave të armatosura izraelite nga e gjithë enklava palestineze,...