Plani i prillit/ Trump mbyll luftën dhe shkon në Izrael për tu dekoruar me medalje

Plani i prillit/ Trump mbyll luftën dhe shkon në Izrael për tu dekoruar me medalje

Pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, një burim izraelit tha se amerikanët kanë caktuar 9 prillin si datën e përfundimit të luftës, duke lënë pak më shumë se dy javë për konfliktin dhe negociatat. Raporton Ynet. Sipas të njëjtit burim, bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duket se janë planifikuar për këtë javë në Pakistan. “Amerikanët nuk e kanë përditësuar Izraelin mbi bisedimet e tyre me Ghalibaf, kryetarin e Parlamentit iranian. Përfundimi i luftës më 9 prill do t’i lejojë Trump të mbërrijë në Izrael për Ditën e Pavarësisë dhe të marrë Çmimin e Izraelit”, deklaroi burimi. Axios: Ndërmjetësuesit po punojnë për takimin e parë Teheran-Uashington në Pakistan Vendet ndërmjetëse – Egjipti, Turqia dhe Pakistani – po punojnë për të organizuar një...