Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ka konfirmuar se trupat daneze janë të detyruara ligjërisht të përdorin armët, edhe pa urdhër të drejtpërdrejtë, në rast se Groenlanda do të pushtohej me forcë. Ky detyrim bazohet në një direktivë të vitit 1952, e cila, sipas ministrisë, mbetet ende në fuqi. Deklarata vjen mes sinjaleve të përsëritura nga administrata e Donald Trump për marrjen nën kontroll të Groenlandës, territor autonom i Danimarkës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti po shqyrton disa opsione, përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake, një skenar që do ta vendoste NATO-n përballë një situate të paprecedentë: përplasjes mes dy vendeve anëtare. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj një aleati të NATO-s do të minonte themelet e aleancës dhe arkitekturën e sigurisë...