Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

Ukraina ka rënë dakord me partnerët perëndimorë që çdo shkelje e vazhdueshme nga Rusia e një marrëveshjeje të ardhshme armëpushimi do të shkaktojë një përgjigje të koordinuar ushtarake nga Europa dhe SHBA-të.Kështu raporton këtë të martë Financial Times, duke cituar persona të informuar mbi diskutimet. Plani është diskutuar disa herë në dhjetor dhe janar mes zyrtarëve ukrainas, europianë dhe amerikanë dhe do të përfshinte një reagim shumë-nivelësh ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit nga Rusia, thuhet në raport. Të dërguar nga Kievi, Moska dhe Washingtoni do të takohen në Abu Dhabi të mërkurën dhe të enjten për bisedime që synojnë t’i japin fund luftës.Sipas propozimit, çdo shkelje ruse e armëpushimit do të provokonte një reagim brenda 24 orëve, duke filluar me një paralajmërim diplomatik dhe, nëse...