Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pas daljes së emrit të tij në dokumentet që lidhen me skandalin e Jeffrey Epstein, financierit amerikan të dënuar për abuzime seksuale dhe trafikim njerëzish. Situata mori vëmendje të madhe kur u bë e ditur se Lajçak kishte komunikuar më parë me Epstein, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e këtyre kontakteve. Si ndodhi gjithçka? Emri i Lajçakut u përmend në disa komunikime me Epstein, duke ngjallur debat publik dhe shqetësime për figurën e tij diplomatike. Pavarësisht se Lajçak ka një karrierë të gjatë dhe të shquar diplomatike, duke përfshirë detyra si Ministër i Jashtëm dhe i dërguari i BE-së...