Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Pista skish ‘fantazmë’ në Europë, kërcënohet sezoni i dimrit dhe Olimpiada e 2026
Qindra pista skish në Evropë qëndrojnë të braktisura, duke u bërë si “fantazma” të qendrave dimërore, për shkak të mungesës së borës vitet e fundit. Sipas Daily Mail, vetëm në Francë 186 qendra dimërore kanë mbyllur për shkak të mungesës së borës, dhe pritet që numri të rritet, pasi shumë ski-centra të tjerë duket se po përjetojnë ditët e fundit të funksionimit të tyre. Edhe fillimi i sezonit 2025-26 nuk bën përjashtim. Video të postuara në rrjetet sociale tregojnë sasi të ulëta bore në disa zona të Francës, Austrisë dhe Zvicrës. Në disa nga “mekkat” e sporteve dimërore të Europës, si Alpet Veriore të Francës dhe Tirolin në Austri, vërehen pjesë të pista të zhveshura nga bora, me bar, shkëmbinj dhe dhe. Skierët duhet të...