Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë vënë në pikëpyetje. Ato u anuluan për pak orë dhe më pas u rikthyen sërish në agjendë. I dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, ishte gati të largohej nga Lindja e Mesme dhe të kthehej në Miami, të paktën sipas burimeve amerikane që flisnin gjatë pasdites. Ende nuk është e qartë nëse kjo ishte një lëvizje taktike e Witkoff, një përpjekje e fundit negociuese për të parë reagimin e palës iraniane duke “u ngritur nga tavolina”. Ajo që dihet me siguri është se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka këmbëngulur se bisedimet me Teheranin duhet të përfshijnë jo vetëm programin bërthamor, por edhe programin raketor iranian dhe mbështetjen ndaj grupeve ekstremiste në rajon, si Hezbollahu libanez....
Burimi:
javanews.al