Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Një pilot i një kompanie ruse ajrore, i cili realizoi me sukses një ulje emergjente duke shpëtuar jetën e 167 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, tashmë rrezikon të paguajë vetë dëmet e avionit. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2023, kur kapiteni Sergei Belov, u detyrua të kryente një ulje emergjente në një fushë pranë një zone pyjore në rajonin e Novosibirskut, pasi avioni nuk arriti të mbërrinte në aeroport për shkak të konsumit të lartë të karburantit. Pavarësisht rrezikut, të gjithë personat në bord mbijetuan pa lëndime serioze. Fillimisht, pilotët u cilësuan si heronj, por më pas u shkarkuan. Sot, Belov është bërë i pandehuri kryesor dhe përballet me një padi prej 1.3 milionë dollarësh, të ngritur nga vetë kompania ajrore, sipas agjencisë Nexta....