Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro thotë se ekziston një kërcënim real ushtarak i SHBA-ve kundër Kolumbisë. Petro deklaroi se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë kombet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane. Deklarata e Petros, vjen pasi Trump kërcënoi Kolumbinë se mund të ndërhyjë ushtarakisht. Trump dhe Petro zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën në mbrëmje, pas së cilës presidenti amerikan tha se do të takohej me homologun e tij kolumbian në Shtëpinë e Bardhë. Por të enjten, toni i Petros la të kuptohej se marrëdhëniet nuk ishin përmirësuar ndjeshëm. Presidenti Trump shpesh e ka fajësuar emigracionin për krimin dhe trafikimin në SHBA, duke e përdorur atë për të justifikuar operacionet e zbatimit të ligjit në shkallë të gjerë, dhe ka akuzuar vende si Kolumbia...