Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë vende evropiane së bashku me Japoninë njoftuan të enjten se janë të gatshme të ndërmarrin masa për të stabilizuar tregjet globale të energjisë dhe për të garantuar kalimin e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë ndërkombëtare të naftës. Në një deklaratë të përbashkët, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia dënuan sulmet e fundit të Iranit dhe i bënë thirrje Teheranit të ndalojë menjëherë veprimet e tij, duke theksuar se “liria e lundrimit është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, i njohur edhe në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit. “Siguria detare dhe liria e lundrimit janë në interes të të gjitha vendeve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve...