Pesë shtetet europiane dhe Japonia dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Japonia bashkohen në përpjekjen për të garantuar kalimin e sigurt të cisternave të naftës në ngushticën e Hormuzit, pika më strategjike në botë, e cila u bllokua nga Irani pas nisjes së luftës nga SHBA-Izraeli. Në një deklaratë të përbashkët, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia shprehën gatishmërinë për ndërmarrjen e masave për të zhbllokuar lëvizjen e naftës. “Ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të siguruar kalim të sigurt përmes ngushticës. Ne do të ndërmarrim hapa për të stabilizuar tregjet e energjisë, duke përfshirë punën me disa vende prodhuese për të rritur prodhimin. Gjithashtu do të punojmë për të ofruar mbështetje për kombet më të prekura, përfshirë edhe përmes Kombeve të Bashkuara...