Pesë shtete të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun europian

Pesë shtete të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun europian

Pesë vende të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje Komisionit Europian të rishqyrtojë mënyrën se si përfshin vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor në tregun e përbashkët të bllokut, duke e paraqitur këtë si një mënyrë për t’i mbajtur aspirantët për anëtarësim larg sferës së ndikimit të Rusisë. “Për të ruajtur vrullin e zgjerimit dhe për të avancuar integrimin evropian, nevojiten stimuj të fortë dhe tërheqës”, shkruajnë Austria, Republika Çeke, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia në një dokument konfidencial që u qarkullua mes 27 vendeve të BE-së në Bruksel të premten e kaluar dhe që u raportua fillimisht nga Rapporteur.“Aksesi i bazuar në meritë – nëse është e nevojshme, hap pas hapi – në tregun e vetëm evropian përfaqëson një stimul të tillë”, shkruajnë këto vende, të...