Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Zgjedhjet parlamentare në Hungari: Sundimtari afatgjatë hungarez duhet të dorëzojë pushtetin. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe zemërimi ndaj korrupsionit ishin vendimtare. Më e rëndësishmja për këtë ndryshim historik: opozita e bashkuar. Nga Enver Robelli  Pas 16 viteve në krye të shtetit hungarez, epoka e Viktor Orbánit ka përfunduar: kreu i qeverisë me mandatin më të gjatë në një vend të BE-së ka humbur zgjedhjet parlamentare. Që gjatë votimit të së dielës, Orbán u shfaq çuditërisht i përulur: ai tha se ishte aty për të fituar, por në fund duhej “respektuar vendimi i popullit”. Qytetarët e ushtruan këtë të drejtë në numër më të madh se kurrë ndonjëherë në historinë e re të Hungarisë: me një pjesëmarrje rekord prej gati 80 për qind – vlera...