Përvjetori i katërt i luftës në Ukrainë, Zelensky: Putin nuk i ka arritur qëllimet
Në përvjetorin e katërt të luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij. Zelensky, përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk i ka thyer ukrainasit dhe se nuk e ka fituar luftën, teksa ai mendonte se ofensiva për pushtim do të zgjaste 3 ditë. Ndër të tjera, Zelensky shtoi se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për të siguruar paqen dhe drejtësinë. “Sot shënohen saktësisht katër vjet që kur Putini filloi ofensivën e tij tre-ditore për të marrë Kievin. Dhe kjo thotë shumë për rezistencën tonë, për mënyrën se si Ukraina ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe. Pas këtyre fjalëve qëndrojnë miliona njerëz nga populli ynë, me një guxim të jashtëzakonshëm,...
Burimi:
opinion.al