Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike
Lufta në Iran po përshkallëzohet ndjeshëm pas sulmit izraelit ndaj fushës gjigante të gazit South Pars, ndërsa Irani po kundërpërgjigjet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike në rajon, duke rritur çmimet e naftës dhe gazit. SHBA-të raportojnë mbi 7 mijë objektiva të goditur në Iran, ndërsa operacionet ushtarake po thellohen gjithnjë e më shumë në territorin iranian. Paralelisht, Pentagoni ka kërkuar një buxhet shtesë prej 200 miliardë dollarësh për luftën, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Sipas raportimeve, SHBA-të po dërgojnë më shumë forca ushtarake për të mbështetur operacionet kundër Iranit. Rreth 4 mijë marinsa pritet të dislokohen në tre anije, përfshirë Boxer Amphibious Ready Group dhe 11th Marine Expeditionary Unit, që janë nisur më herët nga Bregu Perëndimor. Këto njësi janë të pajisura me avionë luftarakë...
Burimi:
javanews.al