Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran
Një seri shpërthimesh të fuqishme tronditën Teheranin këtë mëngjes, në ditën e katërmbëdhjetë të luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Sipas ushtrisë izraelite, sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën e regjimit iranian në kryeqytetin iranian. “IDF sapo ka filluar një valë të gjerë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. Retorika nga Washington është gjithashtu në rritje. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi herët në mëngjes se “do të shihni sot se çfarë do t’u ndodhë këtyre të çmendurve”, duke lënë të kuptohet për një intensifikim të mundshëm të sulmeve amerikane ndaj Iranit dhe udhëheqjes iraniane. Aktivitet i lartë është regjistruar edhe në Saudi Arabia. Brenda vetëm 40 minutash u raportuan tre sulme me...
Burimi:
javanews.al