Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani
SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer një tjetër valë sulmesh gjatë natës, duke përshkallëzuar më tej tensionet në Gjirin Persik. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se ka goditur rreth 90 objektiva iraniane, ndërsa presidenti Donald Trump tha se operacioni ishte një hakmarrje për sulmet iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Sipas CENTCOM, sulmet kishin si synim dobësimin e aftësisë së Iranit për të goditur anijet tregtare dhe marinarët civilë që kalojnë në këtë korridor strategjik. Vetëm pak orë pas sulmeve, Trump deklaroi nga bordi i Air Force One se zyrtarë iranianë e kishin kontaktuar dhe kishin shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje. Megjithatë, ai tha se nuk ishte i sigurt nëse ata ishin “të denjë” për një të tillë. Në të njëjtën kohë,...
Burimi:
javanews.al