Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Situata mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po hyn në një fazë të re tensioni. Mediet ndërkombëtare flasin për një marrëveshje të fshehtë ushtarake të shtetit iranian me Rusinë, plane emergjente të udhëheqjes iraniane dhe sinjale të përziera nga Uashingtoni, lidhur me një marrëveshje të mundshme diplomatike. Marrëveshja sekrete me Moskën Sipas gazetës britanike Financial Times, Teherani ka arritur një marrëveshje sekrete me Moskën me vlerë rreth 500 milionë dollarë për blerjen e mijëra sistemeve të avancuara raketore tokë-ajër. Marrëveshja, e nënshkruar në dhjetor në Moskë, parashikon furnizimin me 500 sisteme “Verba” dhe 2.500 raketa të tipit “9M336”, të konsideruara ndër sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore ruse. Ky zhvillim shihet si një përforcim i ndjeshëm i kapaciteteve mbrojtëse të Iranit, në një...