Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Përshkallëzohen protestat në Francë, fermerët qëndrojnë para shtëpisë së Macron, bllokojnë rrugën me kamionët me baltë dhe arkivol (VIDEO)
Fermerët kanë përshkallëzuar protestat në Francë. Këtë të premte, ata janë mbledhur jashtë shtëpisë së pushimeve të presidentit Emanuel Macron duke organizuar një demonstratë simbolike, me traktorë, banderola dhe një arkivol për “vdekjen e botës rurale”. “Hani ushqim francez” dhe “Ndaloni taksat” ishin disa nga sloganet në banderolat përpara vilës, e cila ruhet nga forcat e sigurisë. Që nga orët e para të së premtes (19 dhjetor), fermerët janë mbledhur jashtë shtëpisë së pushimeve buzë detit të çiftit Macron në Touquet, duke organizuar një demonstratë simbolike, me traktorë, banderola dhe një arkivol për “vdekjen e botës rurale”. Fermerët hodhën karroca të tëra me lakra dhe goma jashtë shtëpisë së presidentit francez, si pjesë e aksionit të tyre. Pakënaqësia ka të bëjë si me mënyrën se...