Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar
Nuk është më thjesht një zhurmë, por një shpërthim që përhapet nga një lagje në tjetrën, duke sfiduar errësirën e natës dhe sirenat e represionit. Në ditën e dymbëdhjetë, protestat e iranianëve kundër regjimit të ajatollahëve kanë marrë përmasa masive: dhjetëra mijëra gra dhe burra, me grushtin e ngritur, kanë dalë në rrugët e Teheranit duke shprehur zemërimin e tyre kundër Gardës së Revolucionit. Revolta është aq e përhapur sa ka alarmuar autoritetet. Të frikësuar, njerëzit e udhëheqësit suprem Ali Khamenei kanë ndërprerë internetin, me shpresën se bota nuk do të shohë këtë valë kryengritjeje kundër tyre. Organizata joqeveritare që monitoron sigurinë kibernetike, NetBlocks, bën të ditur se vendi ndodhet “në një blackout në shkallë kombëtare”. “Ky incident vjen pas një serie masash gjithnjë e...