Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Çmimet globale të naftës u rritën ndjeshëm të hëhën, ndërsa tregjet financiare u përballën me presion, pas sulmeve intensive të përbashkë të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, që kanë shtuar frikë për një ndërprerje të madhe të furnizimeve energjetike. Nafta e papërpunuar Brent Crude u rrit me deri në 13 % në tregtimin e hershë, ,duke arritur në 82 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 14 muaj. Më pas çmimi u tërhoq lehtë, por mbeti rreth 7 % më i lartë, mbi 77 dollarë për fuçi. Fokusi i tregjeve është përqëndruar te Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishmë të tregtisë globale, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz të transportuar në anije....
Burimi:
javanews.al