Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

Përshkallëzimi i protestave në Iran/ Khamenei: Nuk zbrapsemi nga vandalët! Trump: Jemi në ndihmë të popullit

Fundjava e gjen Iranin në një nga momentet më të tensionuara të ditëve të fundit. Protestat antiqeveritare pritet të përshkallëzohen, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për t’i vënë ato nën kontroll përmes paralajmërimeve të forta, ndërprerjeve të internetit dhe forcës së sigurisë në rrugë. Që prej së premtes në mbrëmje, kryeqyteti Teheran dhe disa qytete të tjera kaluan natën e dytë radhazi në errësirë pothuajse totale, ndërsa mijëra njerëz dolën masivisht në rrugë. Si nisën protestat dhe pse po përshkallëzohen? Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 si revoltë kundër krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të fortë të monedhës vendase. Por me kalimin e ditëve, ato janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër regjimit të Ali Khamenei. Sloganet kundër pushtetit janë bërë gjithnjë e më...