Përplasjet e diplomacisë në Budapest

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

Nga Eljanos Kasaj* Budapest, Hungari-Gjatë 9-10 shkurtit në Hotel “Corinthia”, në Budapest, u zhvillua Dialogu i tretë Global i Budapestit, i organizuar nga Instituti Hungarez i Çështjeve Ndërkombëtare (HIIA) dhe Fondacioni i Kërkimeve “Observer” (ORF). Diskutimi i parë i zhvilluar në panelin ndërkombëtar mbante titullin “Rivendosja e Vetëbesimit Qytetërues: Cilat Vlera do ta Sigurojnë të Ardhmen Tonë?”, dhe mblodhi së bashku Zëvendës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Diplomaci Publike Sarah B. Rogers, Drejtorin Politik të Kryeministrit Hungarez Balázs Orbán, editorin e medias britanike “UnHerd” Sohrab Ahmari dhe Drejtorin Ekzekutiv Ndërkombëtar të ADF, Paul Coleman. Diskutimi në panel, i moderuar nga presidenti i HIIA-s, Gladden Pappin, shqyrtoi gjendjen e demokracisë, lirisë së fjalës dhe sovranitetit si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të...