Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra u regjistruan jashtë Shkollës Politeknike të Universitetit Aristotel në Selanik në orët e para të mëngjesit të së shtunës, që çoi në më shumë se 330 të ndaluar nga policia. Tensionet nisën kur persona të panjohur hodhën koktej Molotov në drejtim të policisë së rendit në rrugën “3 Shtatori” pranë Kampusit. Arsyeja e këtij reagimi nuk dihet ende, ndërsa sulmi ka ndodhur gjatë kohës që në territorin e kampusit po zhvillohej një festë. Një efektiv policie u plagos gjatë incidenteve, një e re u transportua për ndihmë mjekësore për shkak të problemeve në frymëmarrje, ndërsa polici i plagosur u dërgua në spital me djegie në qafë dhe në fytyrë. U shkaktuan dëme të shumta në automjete, ndërsa sipërfaqja e rrugës i ngjante...