Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur
Një ngjarje e rëndë shënohet orët e mbrëmjes së kësaj të marte, 3 shkurt, në ishullin Kios, Greqi, ku një gomone me emigrantë të paligjshëm është përplasur me motoskafin të Rojës Bregdetare Helene. Sipas medias greke, Protothema, regjistrohen të paktën 4 emigrantë të vdekur, disa të lënduar, e disa të tjerë të zhdukur, si pasojë e kësaj përplasje. Raportohet se Roja Bregdetare vuri re gomonen me emigrantët e paligjshëm, duke u bërë me sinjal që të ndalonin e të ktheheshin. Ky moment ka bërë që personat që po trafikonin emigrantët, të kryenin manovra të rrezikshme duke përfunduar kështu në përmbysjen e tyre. Mendohet se në gomone ndodheshin rreth 35 emigrantë, 4 prej tyre viktima. Të paktën 24 emigrantë janë shpëtuar deri më tani, mes tyre...
Burimi:
javanews.al