Përplasje me NATO-n/ Kallas: Një ushtri evropiane mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka refuzuar idenë e krijimit të një ushtrie evropiane, duke paralajmëruar se një forcë e tillë mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”, sipas raportimit të Associated Press. Deklarata e saj vjen ndërsa BE-ja shqyrton mënyra për të forcuar sigurinë e saj, pas shqetësimeve se prioritetet ushtarake të SHBA-ve mund të jenë diku tjetër. “Ata që thonë se na nevojitet një ushtri evropiane ndoshta nuk e kanë menduar këtë praktikisht”, tha Kallas gjatë një konference sigurie në Norvegji. “Nëse jeni tashmë pjesë e NATO-s, nuk mund të krijoni një ushtri të veçantë”. Kallas theksoi se rrjeti i komandës është vendimtar gjatë krizave. “Nëse keni, siç thashë, ushtrinë evropiane dhe më pas atë të NATO-s, topi thjesht...
Burimi:
ntv.al