Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat territoriale të Kubës, ku roja bregdetare kubane ka hapur zjarr ndaj një motoskafi të regjistruar në Florida, Shtetet e Bashkuara, duke lënë katër persona të vrarë dhe gjashtë të plagosur. Sipas autoriteteve në Havanë, personat në bord kishin për qëllim të kryenin një infiltrim të armatosur me “qëllime terroriste”. Sipas Ministrisë së Brendshme kubane, motoskafi është pikasur rreth një milje detare larg zonës së quajtur Cayo Falcones, në provincën Villa Clara, rreth 250 kilometra nga kryeqyteti. Një njësi e rojës bregdetare iu afrua mjetit lundrues për ta identifikuar, por sipas versionit zyrtar kuban, nga motoskafi ka pasur të shtëna me armë zjarri, duke plagosur komandantin e anijes kubane. Pas kësaj, forcat kubane janë kundërpërgjigjur me zjarr. Si...
Burimi:
javanews.al