Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Një tension i ri ka shpërthyer sot në 17 janar midis Egjiptit dhe Etiopisë për ndarjen e ujërave të Lumit Nil, një nga lumenjtë më të rëndësishëm në Afrikë, që furnizon miliona njerëz me ujë të pijshëm dhe është burim kyç për bujqësinë dhe energjinë elektrike. Çështja ka marrë vëmendje ndërkombëtare pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ofroi të ndërmjetësojë për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme midis dy vendeve. Mosmarrëveshja ka të bëjë kryesisht me Digen e Madhe të Rilindjes Etiopiane (GERD), një projekt hidroenergjetik masiv me vlerë rreth 5 miliardë dollar, që Etiopia po ndërton në pjesën e lartë të lumit Nil. Për Etiopinë, diga është një investim strategjik që do të sigurojë energji elektrike për miliona qytetarë dhe do të...