Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

Spanja do të shpërndajë 20 milionë euro (24 milionë dollarë) si kompensim për viktimat e aksidentit të javës së kaluar në trenin me shpejtësi të lartë, që vrau 45 persona dhe la mbi 150 të plagosur. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga ministri i Transportit, Oscar Puente. Vendi është ende i tronditur nga katastrofa e 18 janarit që ndodhi në Adamuz, pranë qytetit jugor të Kordobës, që shkaktoi një nga numrat më të lartë të viktimave nga një aksident me tren në historinë e fundit në Europë dhe më të madhin në Spanjë që nga viti 2013. Familjet e të vrarëve do të marrin secila 216 mijë euro brenda jo më shumë se tre muajsh, të cilat ndahen në 72 mijë euro ndihmë e...