Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein
Nga dosja e shumëpërfolur “Epstein” vijojnë të dalin detaje tronditëse. Pas publikimit të dokumenteve ku përmenden qindra herë emra të njohur si ish-ministri francez i Kulturës Jack Lang, diplomati Fabrice Aidan, dirigjenti Frédéric Chaslin dhe pianisti Simon Ghraichy, një tjetër emër i shtohet listës që duket pa fund: Al Seckel. Amerikani, i lindur në vitin 1958 në New York dhe i ndarë nga jeta në Saint-Cirq-Lapopie, një nga fshatrat më të bukur të Francës, rezulton të përmendet më shumë se 1 mijë herë në rreth 3 milionë e-maile të deklasifikuara së fundmi nga qeveria amerikane. Këtë e ka konstatuar gazeta franceze Le Figaro, e cila ka analizuar materialet e publikuara. Sipas hetimeve të kryera, Seckel dyshohet se kishte marrë përsipër një operacion të gjerë “pastrimi”...
Burimi:
javanews.al