Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Afrikën Lindore gjatë javës së fundit kanë shkaktuar një krizë të rëndë humanitare, me të paktën 62 viktima të konfirmuara në Kenia. Sipas autoriteteve vendase, numri i të vdekurve u rrit ndjeshëm nga 42 që ishte një javë më parë, ku vetëm në kryeqytetin Nairobi janë regjistruar 33 humbje jete. Përmbytjet e rrufeshme, të cilat nuk ishin parë prej vitesh, kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe linja të furnizimit me energji e ujë. Në një operacion dramatik gjatë natës, Kryqi i Kuq i Kenias shpëtoi 11 persona të bllokuar në një taksi minibus që u rrethua nga uji në rritje, ndërsa dy fëmijë u nxorën të gjallë nga një shtëpi...
Burimi:
javanews.al