Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

53 persona kanë humbur jetën, pasi një gomone që mbante 55 pasagjerë, përfshirë dy foshnja, është përmbysur në brigjet e Libisë, njofton agjencia e OKB-së për migracionin. Të vetmet të mbijetuara janë dy gra nigeriane, të cilat u shpëtuan nga autoritetet libiane njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Gominia mbante emigrantë dhe refugjatë nga vende të ndryshme afrikane dhe u mbyt afërsisht gjashtë orë pasi u nis nga qyteti bregdetar i al-Zawiyas në Libinë veriperëndimore. IOM thotë se pothuajse 500 migrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia deri më tani në shkurt të 2026-ës. Libia është bërë një pikë ndalese për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane që kërkojnë të arrijnë në Evropë që kur udhëheqësi i hershëm Muamar Gadafi u...