Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar këtë të mërkurë, më 18 mars, se është vrarë gjatë një sulmi të orkestruar kundër tij, ministri i Inteligjencës së Iranit, Esmail Khatib. Vrasja e Esmail Khatib pason vrasjen e zyrtarit të lartë të sigurisë iraniane Ali Larijani dhe kreut të forcës paramilitare Basij të Gardës Revolucionare. Kush është Esmail Khatib Në foto: Ministri i Inteligjencës së Iranit, Esmail Khatib Siç shkruan Associated Press, ministri Katz tha se “gjatë gjithë ditës priten surpriza të rëndësishme në të gjitha frontet”, pa dhënë detaje. Thesari i SHBA-ve, i cili e sanksionoi Khatib-in në vitin 2022 për shkak se Ministria e Inteligjencës “merrej me aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj”, e kishte regjistruar vitin e lindjes së tij...