Përfundon samiti trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dhabi, Witkoff-Kushner sot në Izrael

Përfundon samiti trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dhabi, Witkoff-Kushner sot në Izrael

Kanë përfunduar bisedimet dyditore mes delegacioneve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Abu Dabi, raportoi agjencia ruse RIA Novosti. Megjithatë ende nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar për përmbajtjen e tyre. Gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar zyrtarë ukrainas, bëri të ditur se bisedimet trepalëshe në Abu Dabi u vlerësuan si “pozitive” dhe “konstruktive”. Sipas të njëjtave burime, procesi i dialogut nuk ka përfunduar, pasi është vendosur që një takim tjetër të zhvillohet javën e ardhshme, sërish në Abu Dabi, çka tregon se negociatat do të vazhdojnë. Nga ana ruse është shprehur gjithashtu gatishmëri për vazhdimin e dialogut në një tjetër format. Një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi për RIA Novosti se Moska mbetet e hapur për vazhdimin e bisedimeve...