Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të mbajtura në Oman, kanë përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje konkrete, por të dyja palët kanë dhënë sinjale se dialogu do të vazhdojë. Takimi u zhvillua në kryeqytetin Muskat, në një kohë tensionesh të larta që kanë rritur frikën për një përplasje ushtarake mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duke folur pas takimit në televizionin shtetëror, tha se negociatorët do të kthehen në vendet e tyre për konsultime të mëtejshme. Ai theksoi se, megjithëse nuk u arrit ndonjë marrëveshje, bisedimet përbëjnë një fillim të mirë dhe një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve. Sipas Iranit, bisedimet ishin të kufizuara vetëm në çështjen e programit bërthamor. Nga ana tjetër, SHBA-ja ka kërkuar që...
Burimi:
javanews.al