Për herë të parë pas 60 vitesh, xhamia Al-Aksa mbyllet për Fitër Bajram, shkak lufta në Lindjen e Mesme
Këtë të premte, besimtarët në mbarë botën festuan Fitër Bajramin, festën e shenjtë në komunitetin musliman që përkon me mbylljen e muajit të Ramazanit. Por ndryshe nga vitet e tjera, muslimanët në Jerusalem nuk mundën dot që të falnin namazin e mëgjesit, pasi xhamia në e famshme, Al Aksa ishte e mbyllur, për shkak të tensioneve të larta që janë shënuar nga sulmet amerikao-izraelit në Iran. Mbyllja e plotë e vendit të shenjtë u bë për herë të parë në vitin 1967, kur Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor dhe Qytetin e Vjetër. Xhamia Al-Aksa ndodhet në një kompleks në majë të kodrës që është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë. Qasja ka qenë një pikë e nxehtë dhe historikisht ka shkaktuar tensione midis izraelitëve dhe palestinezëve....
Burimi:
vizionplus.tv