“Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, pa dhënë një arsye për vendimin. “Pas një analize të kujdesshme, qëndrimi i qeverisë (…) është se në këtë fazë Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes për arsye të shumta”, u tha Plenkoviç gazetarëve. Ai shtoi se nuk do të specifikonte arsyet. Qeveria kroate kishte treguar më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën e kryesuar nga Donald Trump. Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia, një anëtare e Bashkimit Evropian, po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje. I prezantuar javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Bordi i Paqes fillimisht ishte...
Burimi:
javanews.al