Pentagoni: Të paktën 140 ushtarë amerikanë të plagosur në luftën me Iranin

Pentagoni: Të paktën 140 ushtarë amerikanë të plagosur në luftën me Iranin

Rreth 140 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën me Iranin, përfshirë tetë që janë në gjendje të rëndë, njoftoi sot Pentagoni, duke dhënë bilancin e parë zyrtar të të plagosurve amerikanë që nga fillimi i konfliktit, raportojnë mediat amerikane. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sean Parnell, shumica e plagëve janë të lehta dhe 108 ushtarë janë rikthyer tashmë në detyrë pas trajtimit mjekësor. Tetë ushtarët e plagosur rëndë po marrin kujdes mjekësor të specializuar. Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë, ndërsa sulmet dhe kundërsulmet vazhdojnë në disa pjesë të Lindjes së Mesme. Sulmet iraniane kanë shënjestruar bazat ushtarake amerikane dhe objektiva të tjera në rajon. Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se operacionet ushtarake kundër objektivave iraniane vazhdojnë,...