Pentagoni shpenzon miliona për karavidhe, gaforre dhe biftek – indinjatë në SHBA
Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpenzoi një shumë rekord prej 93.4 miliardë dollarësh në kontrata dhe grante gjatë shtatorit 2025, sipas një raporti të publikuar nga organizata e transparencës fiskale Open The Books.Sipas raportit, niveli i lartë i shpenzimeve lidhet me rregullin buxhetor të njohur si “use it or lose it”, që nënkupton se fondet e pashpenzuara deri në fund të vitit fiskal mund të reduktohen në buxhetin e vitit pasardhës.Raporti tregon se mes blerjeve të kryera në fund të vitit fiskal përfshihen edhe produkte ushqimore luksi.Konkretisht, Pentagoni ka shpenzuar rreth 6.9 milionë dollarë për karavidhe, 2 milionë dollarë për gaforre mbretërore dhe 15.1 milionë dollarë për biftekë.Përveç ushqimeve, fondet janë përdorur edhe për blerje të tjera, përfshirë mobilje, pajisje elektronike dhe madje edhe një piano...
Burimi:
ntv.al